Pse nuk ka pasur një lidhje tamam? Brikena zbulon arsyen: Kam patur disa probleme…

Që ditën e parë që Brikena Selmani hyri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ajo ka bërë një zbulim të papritur: nuk ka patur asnjëherë një lidhje të konsoliduar.

Gjatë një bisede të hapur me Selin Bollati, Brikena ndau disa nga arsyet që e kanë penguar të krijojë një lidhje të fortë. Ajo theksoi se problemet në familje e kanë mbajtur të zënë dhe pa mundësi për të investuar në marrëdhënie romantike.

Brikena shpjegoi se, përveç pengesave emocionale, ajo gjithashtu ka pasur një qasje të kujdesshme ndaj njohjeve. Ajo theksoi se gjithmonë e ka menduar nëse një person është i përshtatshëm për të ardhmen e saj, duke e bërë atë të hezitojë të angazhohet shpejt.

Pjesë nga biseda:

Selin: O Brike, pse nuk ke patur një lidhje të konsoliduar? Çfarë të ka penguar?

Brikena: Kam pasur disa probleme në familje që më kanë penguar të dal dhe të njoh djem. Kam qenë gjithmonë e shqetësuar për të ardhmen time dhe për atë që dua nga një partner.

Selin: E kuptoj, por ndonjëherë është mirë të kalosh kohë me dikë.

Brikena: Po, por në momentin që kam njohur dikë dhe kam parë se nuk ka tiparet që dua, e kam shkëputur menjëherë njohjen. Nuk kam pasur dëshirë të angazhohem me dikë që nuk është i duhuri për mua.

Brikena përfundoi duke theksuar se është e rëndësishme të njohësh veten dhe të kuptosh se çfarë dëshiron nga një marrëdhënie. Ajo shpreson se në të ardhmen do të gjejë dikë që i plotëson pritshmëritë dhe që është i gatshëm për një lidhje të qëndrueshme.

Nga Rubrika