Beniada zbulon lidhjen e saj me një italian: Çfarë fshihet pas kësaj historie?

Modeljagoca, e njohur për publikun si një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Albania 1, ka konfirmuar se prej disa kohësh është në një lidhje dashurie.

Gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel, Beniada zbuloi detaje interesante rreth jetës së saj sentimentale.

Ajo theksoi se ndjehet në një fazë shumë të mirë personale dhe se lidhja e saj është me një burrë italian, me të cilin ka një histori të gjatë miqësie.

“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë,” shprehet modelja, duke theksuar se ka vendosur ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut për arsye personale.

Ajo theksoi se partneri i saj është i huaj dhe se gjithçka mes tyre ka ardhur natyrshëm, pas një miqësie të gjatë. “Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se po e shijon këtë periudhë pa presion dhe me qetësi.

Beniada gjithashtu ndau mendimin e saj për traditat dhe mentalitetin shqiptar. “Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin… sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën,” shpjegoi ajo, duke theksuar rëndësinë e njohjes së thellë para se të fillojë një lidhje serioze.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një valë interesimi nga publiku, i cili ka ndjekur me kuriozitet jetën personale të modeles. Fansat e saj janë të etur për të mësuar më shumë rreth këtij burri misterioz dhe se si ka ndikuar ai në jetën e saj.

Ajo përfundoi duke shprehur se ndjehet e lumtur dhe e plotësuar në këtë periudhë të jetës së saj, duke lënë të hapur mundësinë për të ardhmen. “Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne,” përfundoi Beniada, duke lënë të kuptohet se është e hapur për çdo mundësi që vjen në jetë.

Nga Rubrika