Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku tensioni mes Selin dhe Rogertit ka arritur kulmin.
Çfarë ndodhi që shkaktoi këtë përplasje të fortë? Gjithçka nisi me një koment provokues nga Rogerti, i cili e quajti Gertën si të papërshtatshme, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.
Rogerti, gjatë një bisede me Gertën, e ofendoi duke i thënë se “ti mbaron për marredhenie”. Kjo frazë e papërshtatshme e nxiti Selin të ndërhyjë, duke e bërë atë të reagojë me nervozizëm.
Kjo situatë e tensionuar e çoi debatin në një nivel tjetër, duke e bërë atë më dramatik.
Pas këtij incidenti, Rogerti filloi të bënte pyetje të tjera provokuese ndaj Selin, duke e pyetur për përvojat e saj personale, si “me sa burra ke bërë ?” dhe “çfarë ke bërë në Dubai?”. Këto pyetje e bënë Selin të ndjehet e kërcënuar dhe të reagojë me forcë.
Selin, e cila ishte ulur pranë Rogertit, u ngrit dhe iu afrua atij, duke i thënë se do të mbante përgjegjësi për çdo fjalë të thënë. Kjo veprim i saj tregoi se ajo nuk do të lejonte që të ofendohej pa u përgjigjur.
“Mos mi afro shalët”, i tha Rogerti, duke e pasur parasysh veshjen e Selin, e cila kishte veshur një fund të shkurtër. Kjo frazë e tij e provokoi edhe më shumë Selin, e cila e ndjeu se po përballej me një situatë të papranueshme.
Pjesë nga debati:
Selin: Ti Rogert, që të jesh më i qartë.
Rogerti: Mos m’i afro shalët.
Selin: Hiqi duart.
Rogerti: Shalët mos m’i afro mua.
Selin: Ky surrati yt i qelbur do të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë të nxjerrë nga goja jote e ndyrë.
Rogerti: Moj motër, pyetje mund të bëj, shalët mos mi afro.
Selin: Do të mbash përgjegjësi për çdo akuzë që do thuash dhe për çdo akuzë të thënë deri në këto momente.
Rogerti: Hiqe gishtin. Shalët mos m’i afro.
Selin: Është thjesht fillimi i një shkatërrimi të familjes dhe mbiemrit tënd. Të të vij shumë turp që nuk di të flasësh në një mënyrë të saktë.
