Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët.
Gjithçka ka nisur kur Rogerti ka akuzuar Gimbon se po bën betejat e të tjerëve.
“Bëje luftën e Selin, bëje,” – i është drejtuar ai. Por situata ka degraduar kur Rogerti ka prekur një pikë të dobët të Gimbos, duke i përmendur motrat e tij.
“Ti s’mundesh të mi përmendësh mua motrat, a more vesh?” – ka shpërthyer Gimbo, duke u përpjekur të vendosë kufij.
Megjithatë, Rogerti nuk është ndalur, duke e përdorur këtë moment për të goditur njëkohësisht edhe Selinën.
“Ja pra t’i përmenda. 6 motrat e tua… Shpresoj që 6 motrat e tua mos të jenë si Selin. Zoti i ruajt, ishalla s’janë si Selin,” – ka deklaruar ai.
Në debat e sipër, Rogerti ka paralajmëruar Gimbon edhe për djalin e tij, duke përdorur terma fyes: “Mua djalin mos ma përmend as ti o plerë.
6 motrat t’i përmend”.
