Çfarë fshihet pas heshtjes së Dj Pm për lidhjen me Sarah Berishën?

I ftuar në “Vibin” në Andale Media, Dj Pm ndau disa mendime interesante rreth jetës së tij romantike, e cila është mbajtur gjithmonë nën hije.

Gjatë intervistës, ai nuk e përmendi emrin e Sarah Berishës, me të cilën ka pasur një lidhje të njohur gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Edhe pse aludimet për një ndarje janë rritur, ai theksoi se preferon të mbajë jetën e tij personale jashtë vëmendjes publike.

“Unë jam pak më i tërhequr prej vëmendjes, [ekspozimit të] lidhjes nëpër rrjetet sociale. Nuk e preferoj shumë atë pjesë për të dalë, për të bërë… por jam shumë mirë. Në fakt jam tepër mirë,” tha ai, duke lënë hapur mundësinë e një marrëdhënieje aktive.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse shprehja “tepër mirë” nënkupton një lidhje të lumtur me Sarah apo një status beqari. Kjo paqartësi ka ngritur më shumë pyetje se sa përgjigje për fansat e tij.

Dj Pm theksoi se preferon të mbajë marrëdhëniet e tij private për shkak se nuk dëshiron që çdo gjë të publikohet ose të interpretohet nga njerëzit. Ai u shpreh qartë: “Private! Në fakt, shumë private. 100% private.”

Pavarësisht se pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Pm dhe Sarah vazhduan të shfaqeshin bashkë në evente dhe rrjete sociale, gjatë muajve të fundit ka pasur një rënie të dukshme në aktivitetin e tyre të përbashkët online.

Edhe pse dyshja nuk poston më foto së bashku, ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe të pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit, duke lënë hapur mundësinë që marrëdhënia e tyre vazhdon, por në një mënyrë më të rezervuar.

Pa konfirmuar ndonjë ndryshim konkret në statusin e marrëdhënies me Sarah Berishën, veprimet e tyre në rrjetet sociale tregojnë se komunikimi mes tyre vazhdon, ndonëse në një formë më diskrete. Kjo qasje e Dj Pm ndaj jetës së tij sentimentale është në përputhje me natyrën e tij të rezervuar.

Nga Rubrika