Një moment shumë i ëmbël dhe plot humor ka shoqëruar banorët, teksa biseda është ndalur te jetët e tyre personale dhe romancat jashtë shtëpisë.
Ka qenë Shëndriti ai që ka ngacmuar Gretën, duke e pyetur se ku ka ndodhur puthja e parë mes saj dhe Onno-s, partnerit të saj, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i Selinës.
Greta ka rrëfyer se puthja e parë ka ndodhur në Gjirokastër.
Ajo tregoi se kishin shumë pak kohë që ishin njohur, kur Onno e kishte pyetur se në cilin vend të Shqipërisë do të dëshironte të shkonin për ditën e pushimit.
Greta ia kishte lënë atij në dorë zgjedhjen, dhe destinacioni përfundimtar ishte pikërisht qyteti i gurtë.
Mënyra se si Greta po e tregonte historinë e tyre shkaktoi shumë të qeshura në grup, por ishte ndërhyrja e kunatës së saj, Selinës, që i vuri “qershinë mbi tortë” këtij rrëfimi.
Me nota të forta humori, Selin i është kthyer:
“Si e ke çu çunin deri në Gjirokastër, aty ia ke dhënë puthjen? O ty të raftë e mira!”