Egli Tako duket se është në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve të reja që lidhen me jetën e saj personale.
Pasi hodhi poshtë disa herë spekulimet për romanca të reja pas ndarjes së saj të bujshme nga këngëtari Gjesti, tani ajo përballet me një tjetër valë thashemesh që ka pushtuar rrjetin social.
Fansat e saj janë të shqetësuar dhe po dyshojnë se ajo mund të ketë filluar një lidhje me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Redon Beranin. Kjo zhurmë është ndezur pas disa detajeve që ndjekësit e saj kanë vënë re në fotot e tyre.
Një nga provat që po qarkullojnë në rrjet lidhen me makinën e Redonit. Në një foto, ai shfaqet duke pozuar pranë një fuoristrade të zezë Mercedes G-Class, një makinë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Ndërkohë, Egli ka publikuar imazhe të saj pranë një makine të tillë të zezë, si dhe një foto tjetër provokuese ku shfaqet e ulur brenda një automjeti, duke rritur edhe më shumë dyshimet për një lidhje të mundshme.
Megjithatë, për momentin, e gjitha mbetet në kuadrin e aludimeve të publikut dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë misteri rreth jetës së saj personale.
Kujtojmë se Egli dhe Redoni kishin krijuar një raport shumë të afërt dhe miqësor gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, por rrugëtimi i tyre u ndal pasi ai kërkoi të linte shtëpinë për shkak të presionit të madh. Vetëm pas daljes së tij, Egli nisi romancën e saj me Gjestin.
