Artisti i njohur Gjesti është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës.
Burime për ‘Demantim News’ bëjnë të ditur se ai ka shkuar me armë tek Erkand Shabani, pronari i ‘Onima-s’.
Sipas të njëjtit burim, kjo nuk është hera e parë që Gjesti dhe njerëz të tij kanë kërcënuar pronarin e ‘Onima-s’, mirëpo kësaj radhe gjendja është akoma më e rëndë pasi vetë këngëtari e kërcënoi atë me armë zjarri.
Gjesti, para se të hynte në ‘Big Brother’, kishte një kontratë të nënshkruar me kompaninë ‘Onima’, e pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania 3’, ai kërkoi ta shkëputë këtë kontratë duke mos i respektuar rregullat e saj. E siç duket kjo ka qenë molla e sherrit për dy palët.
Kujtojmë se Gjesti nuk ishte aktiv në skenën muzikore pas fatkeqësisë që i ndodhi me vdekjen e vëllait të tij.
