Ish-banori i BBVA për arrestimin e Gjestit: “Uroi që Drejtësia e Kosovës ti jap një mësim të mirë”

Rasti i arrestimit të reperit Gjesti, pas sherrit me armë në zyrat e kompanisë “Onima”, ka shkaktuar një valë reagimesh.

Së fundmi, për këtë ngjarje ka folur hapur edhe reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani.

Përmes një postimi të gjatë dhe mjaft të drejtpërdrejtë në Instastory, ai ka bërë një analizë të thellë të situatës, duke fajësuar rrethin shoqëror të Gjestit dhe duke lëshuar terma të rëndë për palën denoncuese.

Sipas G Banit, Gjesti po vuan pasojat e një rrethi të gabuar që po përfiton nga fama e tij, në një moment kur ai është ende i rënduar psikologjikisht.

“Problemi më i madh i tij është shoqëria e gabuar që kërkon të duket me famën e tij.

Një shok e mik i mirë nuk do e lejonte kurrë të qarkullojë me armë zjarri duke e ditur gjendjen e tij emocionale të ngarkuar pas humbjes së vëllait të tij, nxitimin e moshës dhe pordhët e famës,” – ka shkruar reperi.

Ndonëse pranon se Gjesti zgjodhi rrugën e gabuar për të zgjidhur problemin, G Bani është treguar i ashpër me drejtuesit e kompanisë muzikore:

“Shqiptari ka në traditë besën dhe fjalën. Skllavopronari i Onimes, e ka prerë në besë Gjestin kur e ka denoncuar.”

Në fund, ai ka një apel të qartë për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke shpresuar që reperit të ri të mos i shkatërrohet karriera nga ky gabim.

“Uroj dhe shpresoj që Drejtësia e Kosovës t’i japë një mësim të mirë, por jo duke i mohuar lirinë.

Ndoshta një gjobë të majme… por nuk besoj se Gjesti përbën rrezik për shoqërinë e Kosovës aq sa të burgoset. Absolutisht jo,” – përfundon ai reagimin e tij.

Nga Rubrika