Pamje shqetësuese/ Brikena shfaqet me të nxira në krah, ndjekësit bëjnë fajtor Mateon: Po përdor forcë fizike (VIDEO)

Shtëpia e “Big Brother VIP” është gjithmonë nën vëzhgimin e rreptë të publikut, dhe duket se asnjë detaj nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve.

Së fundmi, një pamje e shkëputur nga transmetimi i përditshëm ka ngritur një alarm të vërtetë dhe shqetësime të mëdha në rrjetet sociale.

Gjatë një momenti ku dyshja Mateo dhe Brikena shihen të ulur pranë njëri-tjetrit në kuzhinë, kamerat kanë kapur një detaj mjaft shqetësues në trupin e banores.

Siç shihet qartë edhe nga videoja që po bën xhiron e rrjetit, në krahun e Brikenës dallohet një shenjë e madhe e nxirë.

Menjëherë pas publikimit të kësaj pamjeje, ndjekësit kanë shpërthyer në aludime dhe akuza të forta drejtuar Mateos.

Publiku i rregullt i formatit ka vënë në dukje se Mateo shpesh i kalon kufijtë me ngacmimet e tij të vazhdueshme fizike ndaj saj.

Sipas qindra komenteve, ai tenton të jetë tepër insistues, duke e kapur me vrull apo duke përdorur “forcë me shaka” gjatë momenteve të tij të eksitimit dhe afrimitetit.

Nga ana tjetër, vihet re se Brikena, shpeshherë e vendosur në siklet nga këto veprime të pamenduara mire, përpiqet të mos i bëjë të mëdha reagimet e saj për shkak të pranisë së kamerave.

Nga Rubrika