Debatet dhe zhvillimet në Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke ngjallur kureshtje të madhe tek publiku.
Në një lidhje telefonike gjatë emisionit “Fan Club”, babai i Selin zbuloi detaje të reja rreth situatës së vajzës së tij në Big Brother VIP Albania 5.
Ai komentoi gjithashtu deklaratat e Rogertit, i cili kishte thënë se ndodhej në burg, duke e mohuar këtë informacion.
Moderatorja Kiara Tito e pyeti babain e Selin nëse qëndron ende pas fjalëve të tij për Mirin. Ai u shpreh se nuk ka asnjë pendesë dhe se qëndron i fortë pas deklaratave të tij të mëparshme, duke theksuar se është i sigurt për atë që ka thënë.
“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë dhe mund të bëjmë një video call për të dëshmuar se si jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje,” tha ai.
Babai i Selin e përshkroi vajzën e tij si një njeri të besës, duke theksuar se ajo nuk e ka nominuar Mirin deri sa nuk e ka kuptuar se si qëndron e vërteta. Ai e vlerëson besnikërinë e saj dhe e mbështet plotësisht në çdo hap të saj.
Ai gjithashtu shprehu neveri për situatën me Mirin, duke thënë se nuk dëshiron të flasë më për të. “Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij,” theksoi ai me një ton të fortë.
Babai i Selin përfundoi duke shprehur krenarinë e tij për vajzën, duke e quajtur atë mbretëreshë. Ai e theksoi se pavarësisht gjithçkaje që po ndodh në lojë, mbetet gjithmonë në mbështetje të saj dhe e vlerëson për guximin dhe karakterin e saj.
