Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë nga eksperienca e tij në Big Brother VIP Kosova, duke rikthyer kujtime të forta dhe emocione të thella.
Rexha, në një postim të tij në rrjetet sociale, ka publikuar një takim emocionues me të birin brenda shtëpisë, një nga çastet më të paharrueshme gjatë qëndrimit të tij në këtë format të njohur televiziv.
Ai thekson se ka investuar shumë në këtë eksperiencë, duke përfshirë përfshirjen e produksionit në dinamikën e lojës që ai zhvilloi gjatë kohës së tij në shtëpi, duke e bërë këtë përvojë edhe më të veçantë.
Postimi i plotë i Labit në Facebook:
“O Zot… sa shumë kam dhënë për atë shtëpi.
Kam pastru, kam gatu, kam këndu… vetëm që ajo shtëpi të ketë jetë.
Me gjithë zemër, sepse ndjeja dashurinë e popullit. Por sot, pyes veten: a e meritoja që në fund të përgënjeshtrohej gjithë ajo dashuri?
Produksioni, herë pas here, më kërkonte të isha më i ashpër në lojë, por unë zgjodha të jem Labinoti që njohin të gjithë, i drejtë dhe me zemër.
Një gjë është e sigurt: lojën mund të ma marrin, por zemrat e popullit kurrë. Labinot Rexha.”
Kjo përvojë mbetet një nga kujtimet më të veçanta dhe më të sinqerta që ai ka ndarë me publikun, edhe pas përfundimit të aventurës së tij në atë shtëpi, duke nxjerrë në pah vlerat e tij si njeri dhe artist.
