Joz Marku, ish banori i njohur i ‘Big Brother VIP Albania’, ka shënuar një moment të veçantë në jetën e tij, duke festuar 30-vjetorin e lindjes në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe energji pozitive.
Festimi është organizuar në një ambient mahnites, ku ai ka mbledhur miq dhe persona të dashur për të ndarë këtë ditë të rëndësishme.
Atmosfera e natës ka qenë e jashtëzakonshme, me muzikë të gjallë dhe spektakël fishekzjarresh që kanë ndriçuar qiellin.
Të pranishmit kanë ndarë momente të veçanta në rrjetet sociale, duke e bërë këtë festë një ngjarje të paharrueshme për të gjithë ata që ishin aty.
Partnerja e tij, Xhoana Toshi, ka qenë një nga të ftuarat kryesorë, e cila ka ndarë disa fotografi të bukura me Jozin në Instagram. Ajo ka shoqëruar postimin me një mesazh të ndjerë, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të.
“Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton joz_marku!” shkruan ajo, duke theksuar lidhjen e fortë që ndajnë.


