I than se e ka djalin me autizëm, reagon fuqishëm Doresa

Influencerja e njohur, Doresa, ka ndarë së fundmi një mesazh shumë të rëndësishëm dhe të ndier në rrjetet e saj sociale, duke i dhënë fund komenteve të vazhdueshme që merr lidhur me djalin e saj të tretë, Luar.

Ajo ka reaguar ndaj disa ndjekësve që kanë kaluar kufirin me mesazhet e tyre, duke ngritur pretendime të pabaza vetëm sepse vogëlushi (i cili sapo ka mbushur 2 vjeç e 4 muaj) ende nuk flet me fjali të plota apo sepse përdor ende biberonin gënjeshtar.

Me anë të një postimi, Doresa theksoi me forcë se çdo fëmijë ka ritmin e tij unik të rritjes.

Ajo u kujtoi ndjekësve se djali i saj po rritet në një mjedis me dy gjuhë dhe ka përjetuar ndryshime të mëdha së fundmi, siç ishte ardhja në jetë e vëllait të tij të vogël pak muaj më parë.

Për të qartësuar çdo dyshim, ajo shpjegoi se vogëlushi i nënshtrohet të gjitha kontrolleve të rregullta dhe profesionale pediatrike në Gjermani, dhe gjithçka po ecën shkëlqyeshëm.

Për më tepër, ai komunikon shumë mirë dhe thotë fjalët e tij bazë si mama, baba, po, jo, si dhe fjalën e tij të preferuar, “makinë”!

Në fund, Doresa dha një mesazh të fortë për të gjithë: rrjetet sociale tregojnë vetëm pak minuta nga dita e një fëmije.

Ajo kërkoi që të ndalet presioni mbi nënat dhe u shpreh e lumtur që ka një karakter të fortë për t’i përballuar këto fjalë, pasi të tilla komente mund të lëndonin thellë çdo prind tjetër.

Një rikujtesë e bukur se para se të gjykojmë pas një ekrani, duhet të kuptojmë se çdo fëmijë rritet në mënyrën dhe kohën e tij! /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika