Vdes në moshë të re pronari i “OnlyFans”

Leo Radvinsky, pronari miliarder i faqes së Internetit për përmbajtje për të rritur OnlyFans-it, ka vdekur sot në moshën 43-vjeçare.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se Leo “ndërroi jetë në paqe pas një beteje të gjatë me kancerin”.

Lajmi ka tronditur komunitetin e krijuesve të përmbajtjes dhe përdoruesve të platformës, të cilët e kanë parë Radvinsky-n si një figurë kyçe në rritjen e OnlyFans.

Radvinsky, një sipërmarrës ukrainas-amerikan, bleu Fenix International Limited, kompaninë mëmë të OnlyFans-it, në vitin 2018. Ai shërbeu si drejtor dhe aksionar kryesor, duke ndihmuar në transformimin e platformës në një nga burimet më të njohura të të ardhurave për krijuesit e përmbajtjes.

Si një investitor i njohur, ai gjithashtu drejtonte Leo, një fond kapitali sipërmarrës që kishte themeluar në vitin 2009. Ky fond përqendrohej kryesisht në investime në kompanitë e teknologjisë, duke kontribuar në zhvillimin e inovacioneve në këtë sektor.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në industrinë e përmbajtjes për të rritur, ku ai ishte një lider dhe një frymëzim për shumë. Komuniteti po e kujton atë si një njeri të pasionuar pas inovacionit dhe mbështetjes për krijuesit.

Nga Rubrika