Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën e sotme janë publikuar pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes.
Gjatë shfaqjes së pamjeve, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Naim Murseli, ka thënë se nuk mund t’i shohë ato.
Murseli ka deklaruar se grabitësi kërkoi vetëm telefonat dhe paratë nga ta.
“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli.
Familja e Liridona Ademajt nuk ka qenë e pranishme në sallë.


