Gafa e Arbanës që tronditi rrjetin, Ermal Mamaqi ndan postimin e papritur: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën…”

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP 3” solli një moment të papritur dhe të tensionuar, që shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale pas një gafe të moderatores Arbana Osmani.

Gjatë një diskutimi me Akilin, Arbana përdori një shprehje popullore që u interpretua si raciste, duke thënë “ke marrë si pushka e jevgut”.

Kjo frazë, e cila ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar në kulturën shqiptare, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga publiku.

Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta dhe të ashpra, duke e “kryqëzuar” moderatoren për fjalët e saj. Pas këtij incidenti, Arbana u detyrua të kërkonte ndjesë publike, duke shprehur keqardhjen për përdorimin e një shprehjeje të tillë.

Megjithatë, situata nuk kaloi pa u trajtuar me humor nga opinionisti Ermal Mamaqi.

Ai e shfrytëzoi rastin për të sjellë një moment argëtues në këtë situatë të tensionuar.

Ermali ndau në InstaStory-n e tij një video-meme që ironizonte incidentin, duke e shfaqur atë si një moment të veçantë në rivalitetin mes dy formateve televizive.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.

Në videon e ripostuar nga Ermali, shfaqet një personazh që imiton reagimin e Ledion Liços, duke e paraqitur atë duke kërcyer dhe festuar pas gafës së Arbanës.

Kjo skenë ka sjellë një atmosferë komike, duke lehtësuar tensionin e situatës.

Videoja shoqërohet me një mbishkrim epik: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën duke i thënë Akilit ‘mos merr si pushka jevgut’”.

Ky moment ka bërë që shumë ndjekës të ndajnë dhe komentojnë për të, duke e bërë atë një nga temat më të diskutueshme të ditës.

Nga Rubrika