G Bani publikon ‘skenarin’ e produksionit, zbulon renditjen e 4 finalistëve të “BBVA 5”: Fitues është…

Ish-banori i “Big Brother”, G Bani, ka trazuar rrjetin me reagimet e tij të fundit pas spektaklit të ngarkuar të “Big Brother VIP Albania 5”.

Pasi hodhi akuza të forta ndaj produksionit dhe moderatorit për favorizime, ai ka shkuar edhe më tej, duke “zbuluar” sipas tij skenarin e plotë të finales së madhe.

Përmes një postimi në Instastory, G Bani ka ndarë me ndjekësit parashikimin e tij të bindur se si do të renditen katër finalistët në natën e 18 prillit, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i tyre është tashmë i paracaktuar nga lart.

Sipas listës së publikuar, Selin do të jetë ajo që do të shpallet fituese e këtij edicioni.

Në vendin e dytë ai rendit Brikenën, ndërsa Miri, i cili ka qenë në qendër të debateve të forta së fundmi, sipas tij do të mbetet në vendin e tretë.

Listën e mbyll Rogerti, i cili parashikohet të pozicionohet i katërti.

Çuditërisht, sipas G-Banit, Mateo mbetet jashtë finales.

Ky parashikim konkret dhe i drejtpërdrejtë i G Banit vjen si pasojë e bindjes së tij se produksioni kërkon të kurorëzojë një femër të re në moshë, për të tërhequr audiencën e adoleshentëve.

Nga Rubrika