Spektakli Ferma VIP 3 po vazhdon të sjellë dinamika interesante, ndërsa dy emra shumë të dashur për publikun shqiptar, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, janë bërë pjesë e garës për çmimin e madh prej 200 mijë euro.
Gjatë ditës së sotme, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në sfond u dëgjua kënga e njohur e Sonit, Shpirti im binjak, një hit që prej vitesh mbetet i dashur për publikun.
Ajo që ra më shumë në sy ishte reagimi i Jonidës, e cila jo vetëm që e këndoi me shumë ndjenjë, por tregoi se e dinte përmendësh çdo varg të këngës, shkruan InfoKosova.
Interpretimi i saj u komentua gjerësisht si i sinqertë dhe plot shpirt, duke reflektuar respekt për kolegen dhe dashuri për muzikën.
Në anën tjetër, Soni u shfaq më e rezervuar teksa në sfond u dëgjua një këngë e Jonidës, duke qëndruar disi indiferente — një qëndrim që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Ky kontrast mes dy artisteve ka ndezur diskutime në rrjet, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar thjeshtësinë dhe energjinë pozitive të Jonidës.
Disa madje e kanë cilësuar atë si një person me “shpirt floriri”, për mënyrën se si u përfshi emocionalisht dhe pa komplekse në atë moment.
Por a është vërtet Jonida ajo që po fiton zemrat e publikut me sinqeritetin e saj?
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen raportet mes dy këngëtareve brenda fermës dhe kush do të arrijë të fitojë simpatinë e publikut në këtë rrugëtim drejt finales së madhe./InfoKosova/