“Shpërthen” publiku ndaj produksionit: Latë nam! Shpalleni Selin fituese që sot

Publiku ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj produksionit të “Big Brother VIP Albania”, sidomos pas takimit të Selin me nënën e saj, ku ajo i kërkoi të lerë shtëpinë pas situatave të krijuara.

Selin u shfaq tepër e prekur nga fjalët e Nënës, teksa Ledioni i kërkoi të kthehet menjëherë brenda në shtëpi.

Show kaloi në reklama të gjata, ku pas rikthimit në transmetim, Selin u shfaq tepër e prekur dhe e pavendosur për të vazhduar apo jo garën.

Duke qenë se Selina nuk po jepte një përgjigje, produksioni kaloi përsëri në reklama.

Në postimin e “Big Brother” në Instagram, komentuesit kanë ndarë mendime se produksioni ka zgjedhur që sonte Selin si fituese të programit dhe asgjë ska më rëndësi.

Nga Rubrika