Arbër Hajdari u përball me një moment mjaft emocionues gjatë ftesës së tij të fundit në emisionin “Goca & Gra”.
Ndërkohë që po diskutohej në studio, atij iu dorëzua një “zarf i zi”, një element që zakonisht në formatin e “Big Brother VIP” paralajmëron situata të tensionuara apo penalizime.
Megjithatë, këtë herë përmbajtja ishte krejtësisht ndryshe dhe fshihte një surprizë shumë të veçantë.
Brenda zarfit gjendej një letër prekëse nga babai i tij, Shkëlqim Hajdari.
Përmes këtyre rreshtave, ai kishte zgjedhur t’i shprehte publikisht krenarinë dhe bekimin e tij djalit, duke theksuar kontributin e Arbërit në shoqëri.
Mesazhi i tij emocionues ishte ky:
“Sot, publikisht, merre hallallin e babës, se dhe ky është po aq i rëndësishëm sa ai i nënës.
Bëfsh punë të hajrit gjithë jetën për familjen tënde të madhe, për njerëzit në nevojë dhe për gjithë Shqipërinë.
Paç shëndet e jetë të gjatë o bir! Shkëlqim Hajdari”