Aktori Akil Varfi ka bërë një kërkesë të papritur për t’u larguar nga “Ferma Vip 3”, duke shkaktuar reagime të forta në publik.
Kjo situatë u shfaq menjëherë pas shpalljes së rezultatit të televotimit, ku Indri Shiroka u shpëtua nga eliminimi. Kjo ka nxitur Akilin të reflektojë mbi vendimin e tij, duke e parë si një mesazh të qartë nga publiku për sjelljen e tij.
“Ky televotim ishte një sinjal për mua.
Nuk mendoj se kam kohë të mjaftueshme për të ndryshuar sjelljen time, prandaj vendosa të largohem tani,” shprehu ai, duke theksuar se ndjehej i zhgënjyer nga situata.
Moderatorja Arbana Osmani, e cila drejton programin, e priti këtë vendim me një apel për mirëkuptim.
Ajo theksoi rëndësinë e respektit për produksionin dhe për publikun që ndjek me pasion këtë spektakël.
“Të dalësh është e lehtë, por duhet të mendojmë për ata që punojnë prapa skenave.
Kemi përgjegjësi ndaj atyre që na mbështesin,” tha Arbana, duke kërkuar që fermerët të vlerësojnë mundin e ekipit.
Pas këtij televotimi, tensioni u rrit mes fermerëve të mbetur, Akili, Fairfax dhe Gresa, të cilët tani përballen me një sfidë të re.
Kërkesa e Akilit për t’u larguar ka nxitur gjithashtu Gresën të mendojë për të njëjtin vendim.
Moderatorja kaloi në një hapësirë publicitare, duke lënë fermerët të reflektojnë mbi vendimin e tyre, ndërsa publiku priste me padurim të dinte se çfarë do të ndodhte më pas.
Gjesti i tij vetëmohues nuk u shpërblye ashtu siç prisnin shumë.
Në një kthesë vërtet të papritur të ngjarjeve, Akili është konkurrenti që ka lënë përfundimisht garën e “Ferma VIP 3” pas televotimit kokë më kokë me Fairfax.
Kujtojmë se gjatë sfidës fizike deçizive, Akili, ndonëse e mbylli garën i pari, vendosi të mos i binte kambanës.
Ai “dogji” veten me vetëdije të plotë vetëm për të shpëtuar Gresën, duke pranuar sfidën për të shkuar në nominim.
Ky eliminim i papritur ka shokuar fermerët brenda shtëpisë, veçanërisht Gresën e cila po e vazhdon garën pikërisht falë tij.
