Teksa finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania” është vetëm pak ditë larg dhe emocionet kanë arritur kulmin, Miri ka marrë një nga surprizat më të bukura dhe domethënëse të këtij rrugëtimi.
Një “bombë” e vërtetë emocionesh ka mbërritur mbi qiellin e shtëpisë, duke i lënë banorët pa fjalë.
Katër parashuta kanë fluturuar njëherësh mbi oborr, duke sjellë një mesazh shumë të veçantë dhe të shumëpritur për të.
Në to shkruhej qartë “Të duam”, një dedikim i ngrohtë i shoqëruar me fotografinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Pas presioneve të fundit dhe debateve lidhur me jetën e tij familjare, kjo surprizë ishte konfirmimi dhe forca që Mirit i duhej në këtë sprint të fundit drejt finales.
Ky moment kaq i ndjerë ka prekur jo vetëm protagonistin, por edhe banorët e tjerë që po e ndiqnin nga oborri.
Kjo u vu re sidomos te Rogerti, i cili nuk i ka fshehur dot emocionet, duke u prekur dukshëm nga kjo pamje e bukur dhe mbështetja e fortë që erdhi nga ajri.