“Dhëmbë për dhëmbë”/ Familja e Mateos i reagon kërcënimit të Rogertit: “Pas të shtunës…”

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë arritur një nivel alarmant, duke i kaluar kufijtë e një debati televiziv dhe duke degraduar në kërcënime të hapura për përballje fizike jashtë formatit.

Ngjarjet e fundit në reality show kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ku Rogerti, një nga konkurrentët, ka kaluar në një gjuhë të papranueshme duke kërcënuar Mateo-n.

Kjo situatë ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga familja e Mateos, e cila e sheh këtë si një shenjë të dobësisë së Rogertit.

Videoja e incidentit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u shpërndarë me shpejtësi.

Në pamjet e kapura, Rogerti shfaqet duke përdorur një gjuhë agresive, duke i përmendur Mateo-s vendin e tij të punës dhe shoqërinë e tij, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

“Për këtë kryq, kam me ardh me rracën teme te palestra, i bëj thirrje shokëve tu të jenë gati kur të vij unë,” – ka thënë ai, një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e tij.

Familja e Mateos ka reaguar me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke e cilësuar sjelljen e Rogertit si një tregues të qartë dobësie dhe pasigurie.

Ata kanë theksuar se kalimi nga fjalët në kërcënime tregon nivelin e ulët të situatës.

Reagimi i tyre ka qenë i qartë: “Kur dikush ka nevojë të vijë ‘me fis’ apo të të thotë ‘mblidhi shokët’, në fakt po pranon që vetëm nuk vlen mjaftueshëm.”

Kjo është një pasiguri që përpiqet të duket si forcë, sipas tyre.

Familja e Mateos ka përfunduar reagimin e tyre me një ironi të fortë, duke lënë të kuptohet se Rogerti nuk do të ketë mundësi t’i afrohet atij pas përfundimit të “Big Brother”.

“Nga autostrada mund të shikosh palestrën, shokët edhe Mateon pas të shtunës,” kanë thënë ata, duke e mbyllur kështu debatin.

Kjo përplasje e rëndë pritet të jetë kryefjala e këtyre ditëve të fundit, ndërkohë që publiku është gjithnjë e më i indinjuar nga gjuha e përdorur, duke u bërë një temë e nxehtë para shpalljes së fituesit të madh.

Nga Rubrika