Ndërsa “Big Brother VIP Albania 5” po i afrohet finales së shumëpritur, emocionet nuk kufizohen vetëm te finalistët dhe publiku.
Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një foto nga ambientet e studios, e shpërndarë fillimisht nga Arbri dhe më pas e ripostuar nga moderatori Ledion Liço.
Në imazhet e publikuara shfaqen disa prej figurave kyçe të programit: producentja Sara Hoxha, moderatori Ledion Liço, opinionistët Arbri dhe Monika Kryemadhi, si dhe anëtarë të stafit që punojnë pas kamerave.
Kjo po ashtu është interpretuar edhe si mesazh pas zërave se Sara dhe Ledion Liço i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ndonëse në asnjërën nga fotot ata nuk shihen krah njëri-tjetrit, prapë mund të kuptohet se ndajnë hapësirë të përbashkët pune dhe punojnë me të njëjtit njerëz.
