Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm jashtë shtëpisë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Gjatë gjithë kësaj kohe që dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes, familjarët e Vanesës (të cilët menaxhojnë rrjetet e saj sociale) kanë zgjedhur ta injorojnë totalisht Indrin.

Në llogarinë e saj nuk ka pasur asnjë postim nga bisedat e tyre të thella, e as nga momentet e afrimitetit, puthjeve apo përqafimeve.

Ky bojkot i heshtur ishte një tregues i qartë se ata nuk ishin aspak dakord me vijueshmërinë e kësaj marrëdhënieje, e cila i ka sjellë vajzës së tyre vetëm lot ditët e fundit.

Por, mbrëmjen e djeshme, heshtja është thyer me një veprim të drejtpërdrejtë!

Gjatë Prime-it, kur situata e tyre po diskutohej gjerë e gjatë në studio, familjarët e Vanesës kanë bërë reagimin e tyre të parë në lidhje me këtë temë.

Ata kanë rishpërndarë në Instastory një fragment nga debati, pikërisht momentin ku opinionistet Armina dhe Einxhel e këshillonin Vanesën të largohej përfundimisht nga Indri.

Në videon e ndarë nga familja, dëgjohen fjalët e ashpra të opinionisteve të cilat theksonin se Indri është një mashkull me pasiguri në vetvete dhe se Vanesa duhet të ecë përpara, pasi jashtë ka plot meshkuj të tjerë që do ta vlerësonin vërtet faktin të kishin në krah një vajzë si ajo.

Duke publikuar këtë moment dhe duke i bërë jehonë këtij mesazhi, familja e Vanesës ka vulosur qëndrimin e saj, duke u rreshtuar hapur krah opinionisteve dhe duke i dhënë një “jo” të prerë rikthimit të mundshëm të këtij çifti!

Nga Rubrika