Pas përfundimit të BBVA, kjo ishte dhurata e bukur që Sara Hoxha mori, por nga kush?

Pas përfundimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” dhe festës së madhe që bëri bashkë stafin dhe ish-banorët, producentja Sara Hoxha duket se po shijon frytet dhe vlerësimet e një pune të palodhur.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory një pamje mjaft të bukur, ku shfaqet një buqetë gjigante dhe e mrekullueshme me luleborë në nuanca të lejlasë.

Por kush fshihet pas kësaj dhurate kaq të veçantë? Të gjithë u bënë kuriozë, por siç e ka zbuluar vetë Sara përmes etiketimit në foto, lulet janë një surprizë e ëmbël nga makeup artisti i njohur, Henri Gjata.

Një gjest mjaft i bukur mirënjohjeje që tregon qartë raportet e shkëlqyera dhe vlerësimin e madh mes stafit realizues prapa kuintave të këtij spektakli gjigant!

Nga Rubrika