Sevdai Radogoshi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Humoristi ka publikuar në “Instastory” një fotografi të përbashkët me Rasim Thaçin-Cimen dhe Ibrahim Krahkoven-Lecin, bashkë me akademikun, duke kujtuar një moment nga e kaluara, shkruan “Kosovarja”.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka shkruar:
“Lamtumirë Prof. Akademik Rexhep Qosja”, duke shprehur respektin e tij për figurën e njohur të kulturës shqiptare.
