Pas momentit të tensionuar në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, ku në emision u shfaq vëllai i saj dhe përcolli mesazhin e qartë të familjes, Fabjola Elezaj ka marrë një vendim të vështirë për raportin e saj me Adionin.
Sipas asaj që u pa në vazhdim, Fabjola është rikthyer në dhomën e rrëfimit, ku ndodhej Adioni, dhe i ka komunikuar se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që i janë bërë nga familjarët e saj jashtë.
“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë.
Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë.
Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë.
Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate.
Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë”, tha Fabjola.
Ajo i shpjegoi Adionit se presioni dhe shqetësimi i krijuar te familja e saj e kanë vënë përballë një zgjedhjeje të dhimbshme, duke e bërë të ndihet fajtore për situatën dhe për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë pasur tek të afërmit e saj.
Pas këtij diskutimi, të dy vendosën që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë veçmas këtë aventurë brenda “Ferma VIP 3”, pas mesazhit të prerë të familjes së Fabjolës.
