Edona Llalloshi po vazhdon aktivitetet muzikore në Gjermani, ku po mban koncerte të shumta për publikun shqiptar.
Këngëtarja kësaj here është parë e shoqëruar nga një person shumë i veçantë për të, vëllai i saj, Miloti.
Pavarësisht angazhimeve të saj edhe në politikë, Edona duket se nuk po ndalet me muzikën, duke vazhduar turneun dhe duke qëndruar pranë familjes, shkruan Kosovarja.
Dyshja po shijojnë këtë periudhë të ngarkuar mes punës dhe momenteve familjare.
