Ermiona Lekbello e ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Ferma VIP 3”, në një moment të pazakontë për nisjen e spektaklit të kësaj të premteje.
Sapo moderatorja Arbana Osmani u lidh me fermerët, nga Ermiona erdhi një kërkesë e papritur: ajo kërkoi të ndërpresë menjëherë rrugëtimin e saj në reality-show, duke deklaruar se nuk po ndjehet mirë në ambient dhe se energjia mes banorëve nuk është e përshtatshme për të.
“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu.
Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin.
Kam një energji jo të mirë këtu.
Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient.
Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, u shpreh Lekbello gjatë bisedës.
“Nuk ndihem mirë këtu.
Ka një atmosferë që nuk më bën mirë dhe nuk mund të vazhdoj më gjatë,” u shpreh Lekbello, duke shtuar se situata e krijuar i ka shkaktuar një ndjesi të fortë shqetësimi.
