Burime ekskluzive për Iconstyle zbulojnë se modelja Endi Demneri është në pritje të ëmbël dhe se shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Sipas të njëjtave burime, ajo pritet të organizojë shume shpejt një “gender reveal” në Sarandë, ku do të zbulojë edhe gjininë e bebit të saj.
Lajmi ka ndezur menjëherë spekulimet në rrjet, edhe për shkak të mungesës së një konfirmimi mbi identitetin e babait të fëmijës.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Demneri.
Në këtë kontekst, rikthehet në vëmendje edhe romanca e përfolur verën e kaluar me Krenar Çoçaj.
Kujtojmë se Iconstyle publikoi më herët pamje ekskluzive të dyshes në Ibiza, ku afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm dhe nxiti dyshime për një lidhje romantike.
Megjithatë, edhe pse emri i Çoçajt është i vetmi që lidhet publikisht me Demnerin kohët e fundit, nuk është e konfirmuar nëse ai është babai i fëmijës. Ky mbetet nje informacion që pritet të mësohet në vijim.
Deri atëherë, vëmendja mbetet te eventi në Sarandë, që pritet të zbulojë gjininë e fëmijës që po vjen.
Mbetet për t’u parë nëse eventi i “gender reveal”-it në Sarandë do të jetë momenti që do të konfirmojë gjithçka publikisht.
