Nga oferta milionëshe vetëm për një natë e deri te ndërhyrjet: Mihrije Braha flet hapur si kurrë më parë!

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, ka qenë e ftuar në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudin, ku ka ndarë detaje të pathëna nga jeta e saj private dhe karriera.

Gjatë kësaj interviste, ajo iu përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta, duke konfirmuar edhe thashethemet më të mëdha që kanë qarkulluar ndër vite.

E pyetur nëse është e vërtetë që dikush i ka ofruar 1 milion euro për një natë dhe nëse ajo e ka rrezikuar, këngëtarja u përgjigj shkurt dhe prerazi: “Po, e vërtetë”.

Duke diskutuar për martesën e saj me Naimin, Mihrija theksoi se fama nuk u ka krijuar kurrë probleme dhe se ata nuk kanë qenë asnjëherë në prag të ndarjes.

Lidhur me atë nëse e ka kontrolluar ndonjëherë bashkëshortin nga xhelozia, ajo u përgjigj me një buzëqeshje, duke sqaruar se nuk e ka bërë një gjë të tillë, edhe pse ka ndjerë xhelozi në momente të caktuara kur ka ndjerë se i rrezikohej dashuria e saj.

Ajo pohoi bindshëm se lidhja e tyre është shumë më e fortë se e shumicës së çifteve të showbizit.

Këngëtarja preku gjithashtu tema më të ndjeshme, si problemet me ligjin gjatë karrierës, ku tregoi se u janë marrë pasaportat, duke bërë që të mos qarkullojnë dot, si dhe janë dënuar me burg e gjobë.

Në një moment më emocional, ajo foli për humbjen e prindërve të saj, duke theksuar se mungesa e tyre ndihet çdo ditë e më shumë.

Ajo rrëfeu se periudha kur Naimi ka qenë i sëmurë ka qenë momenti më i vështirë i jetës së saj.

Një pjesë e intervistës iu kushtua edhe pamjes së saj dhe zërave që e akuzojnë për përdorim të tepërt të botoksit.

Ajo mohoi kategorikisht çdo ndërhyrje, duke i quajtur këto komente të pavërteta dhe duke sqaruar se bukuria e saj është gjenetike dhe vjen si pasojë e kujdesit ndaj vetes.

Ajo premtoi se nëse do të vendosë të bëjë ndonjëherë ndërhyrje estetike, do ta tregojë vetë publikisht.

Në fund, Mihrija foli për raportet e fëmijëve me famën, duke treguar se Platori ka qenë shumë i njohur kur ishte fëmijë, por tani është tërhequr dhe punon në prapaskenë.

Ajo nuk i kurseu as fjalët e mira për nusen e saj, Tringën, duke e komplimentuar për angazhimin e saj si autore, poete dhe shkrimtare, pasi ajo ka ndërtuar emrin e saj pa përdorur famën e vjehrrit apo vjehrrës. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika