Georgina Rodriguez dominon Met Gala-n 2026 me look-un më të komentuar të mbrëmjes

Met Gala 2026 u kthye në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes falë paraqitjes së Georgina Rodríguez, e cila tërhoqi vëmendjen me një interpretim të veçantë të kodit “Fashion is Art”, .

Modelja dhe biznesmenja me origjinë argjentinase u shfaq me një fustan në nuanca akuamarin-jeshile, të shoqëruar me vello të gjatë, duke u krahasuar nga shumë me një “look nuseje” modern dhe artistik.

Kjo ishte hera e dytë që Rodríguez merr pjesë në eventin prestigjioz të modës në New York.

Vitin e kaluar ajo debutoi me një krijim nga Vetements, me një fustan më të thjeshtë dhe me bisht të gjatë, ndërsa këtë vit u shfaq më e lirshme dhe më eksperimentale me një veshje nga Ludovic de Saint Sernin.

Fustani i saj për këtë edicion u dallua për vellon me rrjetë, detajet me trëndafila të qëndisur dhe bishtin elegant.

Pamja u kompletua me aksesorë në formë rruazash rreth krahut, ndërsa flokët ishin stiluar me onde të buta.

Një natë para eventit, Georgina u pa në një festë në New York të organizuar nga Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.

Për atë mbrëmje ajo kishte zgjedhur një stil më minimalist: fustan të zi, xhaketë sateni të shkurtër dhe sandale me taka me rripa.

Me kalimin e kohës, Rodríguez ka rritur praninë e saj në botën e modës, duke u bërë e ftuar e rregullt në javët e modës dhe në evente të brendeve të njohura si Gucci, Valentino dhe Coperni.

Nga Rubrika