Vjen deklarata e fortë: “Ola të dalë urgjentisht, pa pritur Prime dhe të kërkojë falje publike!”

Incidenti i fundit në “Ferma VIP”, ku Ola përdori fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani, vazhdon të ngjallë reagime të forta edhe nga ish-pjesëmarrësit e formatit.

Së fundmi, ish-fermeri Klodi Dedja ka ndarë qëndrimin e tij kritik gjatë një interviste për “Vizion Plus”.

Gjatë fjalës së tij, Dedja u shpreh thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje, duke zbuluar se brenda shtëpisë kishte pasur një konsideratë shumë të lartë për Olën.

Ai kujtoi bisedat e tyre, ku e kishte këshilluar të ruante vlerat e origjinës së saj nga Malësia e Madhe, një imazh që sipas tij, tashmë është rrënuar plotësisht.

Për ish-banorin, situata kërkon një reagim të menjëhershëm dhe radikal nga ana e konkurrentes, duke i kërkuar largim vullnetar pa pritur transmetimin e spektaklit të radhës.

Në deklaratën e tij të plotë, Dedja u shpreh:

“Unë jam shumë i tronditur sepse te Ola kisha një lloj mendimi shumë pozitiv.

Kam folur me të, është një vajzë e Malësisë së Madhe, i kam thënë mos u largo nga Malësia, rri aty se po më thoshte po largohet brezi im, mirëpo ajo ka zgjedhur të jetojë aty dhe donte një mbështetje.

I thashë, i bëra një bisedë të bukur mirëpo kjo lloj gjëje këtu e ka hedhur poshtë 4 milionë metra nën tokë.

Ajo duhet të dalë patjetër para televizionit të kërkojë falje dhe të largohet automatikisht me dëshirën e saj, duhet ta bëjë pa dalë në Prime.

Nuk duhet të shkojë në Prime më.

Duhet të bëjë një dalje urgjente dhe një falje publike të madhe.”

Nga Rubrika