Bay T ka arritur të marrë sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje që po komentohet gjerësisht.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan elegant, por mjaft të guximshëm, me pjesën e shpinës tërësisht të hapur, shkruan InfoKosova.
Ky detaj i veçantë i veshjes ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke e bërë fotografinë tërheqëse dhe shumë të komentuar nga ndjekësit.
Stili i saj, që kombinon elegancën me sensualitetin, duket se ka “goditur në shenjë” edhe kësaj here.
Komentet kanë qenë të shumta, ku fansat nuk kanë kursyer fjalët për dukjen e saj, ndërsa disa e kanë cilësuar si një nga paraqitjet më të guximshme të saj deri më tani.
Bay T vazhdon të dëshmojë se di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes, duke sjellë imazhe që shpesh bëhen virale dhe mbeten gjatë në diskutim./InfoKosova/

