Ndonëse ditët e fundit emri i tij ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të dinamikave dhe eliminimit nga reality show “Ferma VIP”, Adion Puka ka treguar se nuk harron asnjëherë rrënjët dhe historinë.
Ditën e sotme, e cila përkon me një datë mjaft të rëndësishme historike për qytetin e Gjakovës dhe mbarë Kosovën, ish-konkurrenti ka bërë një dedikim mjaft domethënës në rrjetet sociale.
Përmes llogarisë së tij në Instagram, ai ka publikuar në Instastory një imazh ku shfaqet stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e vendosur mbi një sfond të kuq, shoqëruar me mbishkrimin e fortë: “7 MAJ ’99 GJAKOVA MBROJTI NDERIN!”.
