Në krahët e Eduartit, Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Merr vëmendje ky shkrim (Foto)

Në mes të zhurmës mediatike dhe tensioneve të ditëve të fundit që kanë përfshirë formatin “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka gjetur momentin për të festuar një ditë shumë të rëndësishme personale: ditëlindjen e partnerit të saj, regjisorit Eduart Grishaj.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, moderatorja ka ndarë një album me momente romantike dhe familjare, por vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i zgjedhur për këtë rast.

Krah një fotografie ku dyshja shfaqet e përqafuar buzë një liqeni, Arbana ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ❤️”

Nga Rubrika