Tayna zbulon pak nga dueti me Mossin, ‘Melaqe’ do ju bëhet fiksim

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga publikimi i albumit të saj “Genesis”, Tayna vazhdon të zbulojë një e nga një surprizat që ka rezervuar për fansat.

Përmes një postimi në Instagram, reperja së bashku me artistin Moss kanë ndarë pak sekuenca nga bashkëpunimi i tyre më i ri, duke publikuar pamje nga videoklipi dhe duke ndezur rrjetet sociale.

Ky projekt nuk do të jetë thjesht një këngë e zakonshme, por një format mjaft i veçantë. Bëhet fjalë për një këngë me konceptin “2 në 1”, e cila do të përfshijë dy pjesë të ndryshme muzikore të bashkuara në një projekt të vetëm, të titulluara “Kriminel” dhe “Melaqe”.

Siç konfirmon edhe vetë Tayna në postimin e saj, “Melaqe” do të shërbejë si pjesa e dytë e këtij bashkëpunimi.

Kjo dyshe muzikore është vetëm një nga asët nën mëngë që reperja ka për këtë album, i cili pritet të lansohet nesër, më datë 8 maj.

Përveç këngëve solo, Tayna ka bashkëpunuar edhe me disa emra të tjerë të njohur të estradës, duke premtuar një projekt të kompletuar dhe të mbushur me hite./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika