Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP” nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme teknikisht.
Menjëherë pasi moderatorja Arbana Osmani përcolli mesazhin e saj të ndjerë për publikun, duke kërkuar mirëkuptim dhe ndalimin e denigrimit ndaj Olës, një e papritur ka ndërprerë rrjedhën e programit.
Në momentin që Arbana tentoi të vendoste lidhjen e drejtpërdrejtë me banorët brenda fermës për të nisur diskutimet e nxehta të javës, komunikimi rezultoi i pamundur. Ky bllokim teknik vazhdoi për disa minuta, duke krijuar një situatë të sikletshme në transmetim live.
Vonesa dhe pamundësia për të diskutuar me banorët duket se frustroi jo pak moderatoren në studio, e cila ishte në pritje për të vijuar me skenarin.
Megjithatë, pas disa minutash ndërhyrjeje, stafi i regjisë arriti të rregullonte problemin e linjës, duke bërë të mundur që spektakli të kalonte me sukses te banorët dhe të vijonte me dinamikat e parashikuara.
