“Hajnat u futën, djali dhe operacioni”, Eriona Sejdiu rrëfen muajin e saj të vështirë

Ish-missi dhe moderatorja e njohur, Eriona Sejdiu, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një rrëfim të sinqertë rreth një periudhe jashtëzakonisht të sfiduese.

Përmes një videoje në TikTok ku shfaqet në makinë, ajo ka zbuluar një sërë ngjarjesh të pafata dhe të njëpasnjëshme që e kanë goditur brenda një muaji të vetëm.

Në listën e fatkeqësive që ajo ka renditur, përfshihen momente mjaft të rënda personale dhe shëndetësore.

Eriona tregoi se vështirësitë nisën me një lëndim në këmbë që pësoi djali i saj, për të vijuar më pas me humbjen e qenit të saj, i cili fatkeqësisht ngordhi.

Situata u bë edhe më e rëndë kur ajo zbuloi se kishte rënë pre e një grabitjeje brenda vetë shtëpisë së saj.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, ajo ndau me ndjekësit faktin se një ndërhyrje kirurgjikale me lazer në sy nuk i kishte shkuar mirë.

Pavarësisht kësaj “stuhie” fatkeqësish, Eriona ka zgjedhur të shfaqë një anë të fortë dhe pozitive.

Ajo e ka mbyllur mesazhin e saj duke sfiduar bestytnitë dhe atë që njihet si “syri i keq”.

Me një dozë force, ajo shkroi: “Por ja ku jam.

Ky sy i keq nuk ka çfarë të më bëjë,” duke i siguruar ndjekësit se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë vështirësive të jetës.

Nga Rubrika