Gloria Meshi ka marrë vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit nga pushimet.
Ajo është shfaqur në plazh pranë një fushe volejbolli, ku ka tërhequr menjëherë vëmendje me format trupore dhe stilin e saj veror.
E veshur sportive dhe mjaft elegante, Gloria dukej në super formë teksa po shijonte atmosferën buzë detit.
Fotot e publikuara kanë marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar dukjen dhe energjinë e saj pozitive.
Gloria vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj, duke marrë gjithmonë vëmendjen e fansave./InfoKosova/
