E fejuara e Dj Geek merr vëmendje me paraqitjen e fundit, kaq e bukur qenka (FOTO)

Olsa Berani, e fejuara e DJ Geek, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Ajo është shfaqur para pasqyrës me një stil mjaft elegant dhe plot finesë, duke dëshmuar edhe një herë sensin e saj të veçantë për modën. Veshja dhe paraqitja e kuruar deri në detaje kanë bërë që Olsa të marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Eleganca dhe vetëbesimi i saj nuk kaluan pa u komentuar, ndërsa shumë fansa e cilësuan si një nga paraqitjet më të bukura të saj kohëve të fundit.

Olsa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe jeta e saj pranë DJ Geek, duke marrë gjithmonë vëmendje të madhe nga publiku./InfoKosova/

Nga Rubrika