Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Përmes një postimi emocionues, ajo e cilësoi takimin si një moment të veçantë mirënjohjeje për kontributin historik të Clintonit ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.
“Ky takim ishte më shumë se simbolik. Ishte një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka që presidenti Clinton ka bërë për Kosovën”, ka shkruar Fejza.
Ajo ka falënderuar gjithashtu shqiptaro-amerikanët, të cilët i quajti “zemra e gjallë e shqiptarizmës” dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në periudhat më të vështira.
Sipas saj, liria e Kosovës do të kujtojë gjithmonë mbështetjen amerikane dhe rolin e SHBA-së në ditët vendimtare për vendin./Indeksonline/