Georgina Rodriguez ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një postim nga një avion privat, ku shfaqet elegante me disa paraqitje sensuale.
Në përshkrimin e fotos, ajo ka reflektuar mbi jetën dhe suksesin, duke theksuar se “çdo gjë e bukur që përjeton një person zakonisht vjen e shoqëruar me shumë sakrifica të padukshme”.
Ajo shton gjithashtu se postimi është një kujtim nga ditët e saj në Cannes.
Postimi ka marrë shumë reagime nga fansat dhe personazhe të njohur, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe mesazhin e saj motivues.
Georgina, e njohur për jetën e saj luksoze dhe praninë e fortë në rrjetet sociale, shpesh ndan momente nga udhëtimet dhe përditshmëria e saj me miliona ndjekës në Instagram./Indeksonline/