Gili feston ditëlindjen, nuk do ta besoni por kaq vite mbushi sot

Këngëtarja e njohur Gili ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 60-vjet jetë.

Në Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet e rrethuar nga bashkëshorti, dy djemtë, nusja dhe dy nipat, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj personale.

Në mbishkrimin e fotos, Gili ka shkruar: “Ditëlindja ime sot, me zemër plotë ♥️ Faleminderit Zot”, duke shprehur mirënjohje për familjen dhe jetën.

Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar për ditëlindjen dhe kanë vlerësuar harmoninë familjare që ajo ka ndarë me publikun./Indeksonline/

Nga Rubrika