Këngëtari Gjesti është rikthyer për herë të parë në media pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, ku ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe romantike.
Teksa foli për sukseset në karrierë, ai u ndal edhe te marrëdhëniet dhe mënyra si i sheh vajzat në ditët e sotme.
“Femra që duan për interes ka sa të duash, vetëm ta hapësh derën vijnë me tufa. Por femra të hairit që të do si je, si Besart, në ditë të mira ose të këqija, si me lekë si pa lekë, zor është të gjesh.
Zoti ma ka rezervuar me kohë, e di ai se cili është për ty”, u shpreh Gjesti. /Kankosova
