Dua Lipa zgjedh një legjendë shqiptare që të këndoj në dasmën e saj

Detaje të reja po dalin në dritë rreth dasmës së shumëpërfolur të superyllit botëror Dua Lipa me aktorin Callum Turner, një ngjarje që pritet të mbledhë emra të njohur nga muzika, kinematografia dhe moda ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, pas ceremonisë private të zhvilluar në Londër më 31 maj, çifti po përgatit një festë madhështore që do të organizohet në Sicili, në ambientet luksoze të Villa Valguarnera.

Mediat e huaja raportojnë se në këtë organizim pritet të marrin pjesë personalitete të njohura nga industria globale e argëtimit, ndërsa mes emrave të përfolur për performanca janë edhe Elton John dhe Charli XCX.

Megjithatë, një detaj që ka ngjallur interes të veçantë te publiku shqiptar është pjesëmarrja e një emri shumë të dashur të muzikës sonë.

Sipas burimeve të cituara nga Prive, në dasmën e Dua Lipës pritet të performojë legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu.

Nëse ky informacion konfirmohet, prezenca e tij do t’i japë festës një atmosferë të veçantë shqiptare, duke sjellë në mesin e të ftuarve ndërkombëtarë disa nga hitet më të njohura të repertorit të tij.

Pjesëmarrja e Sinanit shihet gjithashtu si një dëshmi e lidhjes së fortë që Dua Lipa vazhdon të ruajë me origjinën dhe kulturën shqiptare, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që ka arritur në skenën botërore.

Ndërkohë, organizatorët vazhdojnë të ruajnë diskrecion të plotë rreth detajeve të eventit, duke bërë që çdo informacion i ri të tërheqë menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Nga Rubrika