LAJMI I FUNDIT: Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Shëngjin, ku katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët e detit.

Sipas raportimit të Euronews Albania, pasditja në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale për dy prej të rinjve, të cilët humbën jetën

Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar lidhur me këtë rast tragjik.

Nga Rubrika