Prezantuesja e emisionit “The Elite Way”, Elita Rudi, vazhdon të jetë një nga figurat më të pëlqyera të ekranit dhe rrjeteve sociale.
Ajo mbetet aktive me publikimet e saj, duke ndarë herë pas here momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Elita ka publikuar në InstaStory një fotografi pranë vajzës së saj, Botës.
Në imazh, nënë e bijë shfaqen së bashku në një moment të veçantë.
Fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, teksa të dyja duken për mrekulli.
Elita vazhdon të ndajë me publikun momente nga jeta e saj familjare krahas angazhimeve profesionale./kosovarja
